Trump: Nuk do të shpenzojmë më para për Ukrainën. Po bisedoj me NATO-n, jo me Kievin

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin, ku është diskutuar edhe çështja e armëve bërthamore.

Trump tha se nuk janë diskutuar garanci specifike sigurie për Ukrainën, por theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin këtë vend. Sipas tij, garancitë e sigurisë mbeten një ndër pengesat më të mëdha për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Për çështjen e Ukrainës, po bisedoj me NATO-n, jo me Kievin,” deklaroi Trump, duke shtuar:

“Nuk do të shpenzojmë më para për Ukrainën.”

Në lidhje me komunikimin e tij me Putinin, Trump zbuloi për gazetarët se presidenti rus “nuk dëshiron të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen atë”.

Trump gjithashtu akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur: “Një shitës i shkëlqyer: sa herë që largohej nga Shtëpia e Bardhë, merrte me vete miliona dollarë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top