Trump njofton se dikush në regjimin e Iranit dëshiron të negociojë, ka pranuar

Presidenti amerikan Donald Trump, i tha revistës The Atlantic të dielën se ishte i hapur për negociata dhe do të fliste me ta, por shtoi se lidershipi i ri u vonuan.

Ai i shpjegoi The Atlantic se ka pranuar të flasë me përfaqësuesit iranian që janë të gatshëm por refuzoi të saktësojë se kur do të ndodhë kjo bisedë, të dielën apo të hënën.

“Duan të bisedojnë dhe unë jam pajtuar, kështu do të flas me ta. Do të duhej ta bënin më herët. Do të duhej të bënin atë që ishte praktike dhe e lehtë më parë. U vonuan tepër” i ka thënë The Atlantic duke shtuar se tashmë shumë prej atyre që ishin të përfshirë në negociata më parë s’janë më pasi sulmi i fundit ishte “një goditje fort e rëndë”.

Trump e theksoi përsëri se do të mund të bënin marrëveshje që më parë dhe do të duhej ta kishin bërë. Por u lazdruan”.

Sipas raportit të Ynet të dielën, SHBA i kishte ofruar Iranit armëpushim e bisedime menjëherë pas eliminimit të liderëve të shtunën që ishte refuzuar.

Operacioni i eliminimit të krerëve fanatik të regjimit islamist terrorist në Iran ishte aq i suksesshëm dhe infiltrimi në ato nivele të udhëheqësisë po shihet si një indikator dhe sinjal se vetë në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit ka fraksione që nuk besojnë në kauzat e proklamuara të klerikëve islamistë dhe juntës ushtarake që në thirrje të xhihad vetëm se kanë varfëruar vendin dhe pasuruar veten.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top