Trump njofton armëpushim treditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një armëpushim tre-ditor, i cili do të pasohet nga një shkëmbim të burgosurish.

Armëpushimi do të zbatohet më 9, 10 dhe 11 maj, ndërsa Kremlini përgatitet të mbajë një paradë ushtarake për Ditën e Fitores, shkruan Euronews.com.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se ai bëri kërkesën për ndërprerjen e armiqësive dhe se kjo u ra dakord nga udhëheqësit e të dy vendeve.

Presidenti amerikan tha se kërkesa për armëpushim ishte bërë drejtpërdrejt prej tij dhe falënderoi presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për pranimin e marrëveshjes.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër. Bisedimet për përfundimin e këtij konflikti madhor po vazhdojnë dhe çdo ditë po afrohemi më shumë drejt paqes”, u shpreh Trump.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top