Trump në burg? Gjithçka duhet të dini për dënimin e ish-Presidentit

Një gjykatë e Nju Jorkut shpalli fajtor Donald Trump për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Ky vendim mbylli gjyqin një-javor të ish-presidentit, por çoi në një fazë të re të çështjes historike.

Tani në pozitën unike të të qenit ish-presidenti i parë i SHBA-së i dënuar për një krim, Trump përballet me mundësinë e një dënimi me burg ose me kusht për krimet e tij që rrjedhin nga një skemë pagese parash, që ai ndihmoi në të kryhej përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Kliko këtu për më shumë detaje për çështjen që u dënua Trump: Sa të mëdha janë telashet ligjore për Donald Trump
Trump ka të ngjarë të apelojë dënimin, i cili mund të vonojë ndjeshëm vendimin final për të, të caktuar aktualisht për 11 korrik.

Ja çfarë duhet të dini për rastin pas dënimit të ish-Presidentit amerikan.

Kur do të merret vendimi final për Trump?
Gjykatësi Juan Merchan ka caktuar vendimin për Trump për në orën 10:00 të mëngjesit të 11 korrikut.

Merchan mund të dënojë Trump me kusht ose deri në 4 vjet burgim për çdo akuzë në burg shtetëror, me një maksimum prej 20 vjetësh.

Për momentin, ish-presidenti do të qëndrojë jashtë burgut teksa pret dënimin e tij. Prokurorët nuk kërkuan që Trump të paguante ndonjë garanci financiare.

A mund ta apelojë Trump dënimin e tij?
Trump ka apeluar vazhdimisht vendimet e gjykatës kundër tij në një përpjekje për të vonuar procedurat ose përfundimisht për ta dërguar çështjen e tij përpara një gjykate që mund të jetë në anën e tij. Rasti i Nju Jorkut nuk është ndryshe.

Menjëherë pasi Trump u dënua, avokati i tij kërkoi nga gjyqtari Merchan një lirim nga akuzat, pavarësisht vendimit të fajësisë. Gjykatësi e refuzoi kërkesën.

Gjatë rrjedhës së gjyqit, ekipi ligjor i ish-Presidentit ndërmori hapa të tjerë për të ruajtur të drejtën e tij për të apeluar një vendim të mundshëm fajësie, duke parë vendimet e gjyqtarit mbi dëshmitë dhe provat. Ata janë të sigurt se do të bëjnë një apel të tillë në javët e ardhshme.

A mund të zgjidhet ende Trump president?
Me pak fjalë, po.

Lexo më tej: NY Times: A kanë amerikanët një ‘amnezi kolektive’ për Donald Trump?
Profesori i drejtësisë i Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, Richard L. Hasen, një nga ekspertët kryesorë të vendit për ligjin zgjedhor, ka thënë vazhdimisht se asgjë në Kushtetutën e SHBA-së nuk e ndalon një kriminel të dënuar të kandidojë për postin më të lartë të vendit.

“Ligjërisht, asgjë nuk ndryshon me statusin e Trump si kandidat,” shkroi Hasen në blogun e tij për Ligjin Zgjedhor të enjten.

“Kushtetuta përmban vetëm kualifikime të vakta për të kandiduar për President (të jesh të paktën 35 vjeç, shtetas i lindur në SHBA dhe të paktën të kesh jetuar për 14 vite në SHBA),” vazhdoi Hasen.

Përveç kësaj, shtetet nuk mund ta skualifikojnë ish-Presidentin nga kandidimi për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020-s. Kjo për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë në fillim të këtij viti, tha Hasen.

Lexo më tej: Gjykata e Lartë vendos në favor të Trump: Nuk i ndalohet kandidimi për President
Çfarë do të thotë kjo për çështjet e tjera penale të Trump?
Dënimi i Trump nuk ka lidhje me tre çështjet e tij të tjera penale, të cilat do të vazhdojnë siç ishin përpara se ai të shpallej fajtor në çështjen e Nju Jorkut.

Çështja penale e përmbysjes së zgjedhjeve federale të Trumpit është pezulluar ndërkohë që Gjykata e Lartë e SHBA shqyrton pretendimet e tij për imunitet presidencial. Gjykatësi që mbikëqyr çështjen e tij të dokumenteve të klasifikuara në Florida ka shtyrë gjyqin për një kohë të pacaktuar.

Lexo më tej: Trump në gjyq federal/ Shtatë akuza për dokumentet “Top-Secret” që iu gjetën në banesë

Dhe çështja e ndërhyrjes në zgjedhjet e shtetit të Xhorxhias është bllokuar, pasi Trump dhe disa nga të pandehurit e tij përpiqen të skualifikojnë prokurorin e zonës së Atlantës që ngriti akuzat.

Përshtati nga Cnn, ©LAPSI.AL

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top