Trump mohon në gjykatë se ka abuzuar seķsualisht me shkrimtaren Carroll

Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar në gjyqin kundër tij për shpifje ndaj autores E. Jean Carroll. Ai ka përsëritur dëshminë e tij paraprake që pretendimi i shkrimtares se Trump e ka dhunuar është vetëm një mashtrim.

“100% po”, i ka thënë Trump avokates së tij, Alina Habba në gjykatën federale në Manhatan, kur është pyetur nëse komentet e tij në tetor të vitit 2022, për këtë rast, kanë qenë të sakta.

Më herët gjatë së enjtes, avokatët e Carroll e kanë publikuar një incizim të seancave të kaluara, në të cilat Trump e ka quajtur ish-kolumnisten e revistës Elle, si “të sëmurë mendërisht”, dhe ka kërcënuar se do ta padisë atë.

“Është akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk do të ndodhte kurrë”, ka thënë Trump gjatë dëshmisë.

Caroll, 80-vjeçare, synon të fitojë një dëmshpërlim prej të paktën 10 milionë dollarëve, lidhur me mohimet e Trumpit, më 2019, se e ka dhunuar atë në mesin e viteve ’90 në zhveshtoren e një dyqani në Manhatan.

Në majin e vitit të kaluar, një tjetër juri e ka urdhëruar Trumpin ta paguajë Carollin, 5 milionë dollarë, pasi ai e ka mohuar pretendimin për dhunim. Gjyqi ka zgjatur katër ditë dhe argumentet përmbyllëse pritet të bëhen publike të premten./REL

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top