Trump mbyll hapësirën ajrore përreth Venezuelës, paralajmëron pilotët e avionëve

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi sot se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të mbyllet plotësisht. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump paralajmëron të gjithë pilotët se hapësirë ajrore është e mbyllur.

“Për të gjitha kompanitë ajrore, pilotët, kontrabandistët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore: ju lutem konsideroni se HAPËSIRA AJRORE MBI DHE RRETH VENEZUELËS DO TË JETË PLOTËSISHT E MBYLLUR”, shkroi Trump.

Sipas Reuters, javën e kaluar SHBA-të paralajmëruan kompanitë e mëdha ajrore për një “situatë potencialisht të rrezikshme” gjatë fluturimeve mbi Venezuelën, për shkak të “përkeqësimit të sigurisë dhe shtimit të aktivitetit ushtarak brenda ose rreth vendit”.

Ky njoftim vjen ndërsa administrata e Trump ushtron presion mbi Venezuelën me një zhvillim të madh ushtarak në Karaibe, përfshirë edhe anijen më të madhe ajrore në botë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top