Trump kritikat ndaj NATO-s: Në rast të një konflikti global nuk do na ndihmonin

Presidenti Donald Trump ka shprehur dyshime mbi gatishmërinë e aleatëve të NATO për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara në rast të një konflikti global me një fuqi të madhe.

Në një intervistë, Trump deklaroi se “kur na duhej NATO, ata nuk ishin aty për ne” dhe shtoi se nuk beson që aleatët do të qëndronin në krah të SHBA-së në një konflikt më të madh ushtarake.

Ai tha gjithashtu se reagimi i vendeve të NATO-s ndaj operacioneve në Iran ka treguar mungesë gatishmërie për të mbështetur Uashingtonin, duke theksuar se Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë “përfundimet e duhura” nga kjo situatë.

Trump ka bërë vazhdimisht deklarata të tilla, kryesisht mbi rolin dhe përgjegjësitë e aleancës së NATO.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top