Presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur sërish sot një marrëveshje të nënshkruar gjatë mandatit të tij të parë mes Kosovës dhe Serbisë si shembull se ai është një zgjidhës konflikesh botërore. Trump tha se Kosova dhe Serbia ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe, por nuk ndodhi për shkak të ndërhyrjes së tij.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonte drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi.
Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?
U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë. Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë. E ndaluam. Bëmë shumë punë.
Por ne kemi bërë punë të shkëlqyer. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq. Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje,” tha Trump.