Trump konfirmon se do të padisë BBC’në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se do të padisë transmetuesin publik britanik BBC-në për një dëmshpërblim midis 1 dhe 5 miliardë dollarëve për mënyrën se si është montuar fjalimi i tij në programin Panorama.

“Mendoj se duhet ta bëj. Ata madje e kanë pranuar se kanë mashtruar… Ata kanë mashtruar, ata kanë ndryshuar fjalët që dilnin nga goja ime”, tha Trump, raporton CNN.

Duke folur për rrjetin britanik GB News, Trump pranoi kërkimfaljen që mori nga BBC, ku tha se “ata më shkruan një letër të këndshme”.

“‘Kërkojmë ndjesë’, por kur thua se është e paqëllimshme, mendoj se nëse është e paqëllimshme, nuk kërkon falje”, shtoi Trump.

BBC i kërkoi zyrtarisht falje presidentit amerikan të enjten për një “gabim në gjykim”, por deklaroi se “nuk pajtohet që ka bazë për një pretendim për shpifje”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top