Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do të ekzistojë më

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë akuza të drejtpërdrejta kundër Iranit, ndërsa ka lëshuar kërcënime të tjera, përmes një postim rreth sulmeve të reja amerikane ndaj objektivave në Iran, për të dytën ditë radhazi. Presidenti amerikan fillimisht theksoi se sulmi ndaj objektivave të forcave të armatosura iraniane u krye sepse Teherani shkeli përsëri armëpushimin. Më pas ai kërcënoi me shkatërrim total ushtarak të Iranit nëse vendi vazhdon veprimet e tij provokuese.

“Avionët e Shteteve të Bashkuara sapo goditën vendet iraniane të magazinimit të raketave dhe dronëve, si dhe objektet bregdetare të radarëve, në shkelje të Marrëveshjes së Armëpushimit, PËRSËRI! Ata mund të mos mësojnë kurrë! Mund të vijë një kohë kur ne nuk do të jemi më racionalë dhe do të detyrohemi të përfundojmë ushtarakisht punën që kemi filluar me sukses të madh. Nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më!”, shkroi ai.

Mediat shkruajnë se avionët luftarakë amerikanë goditën infrastrukturën ushtarake iraniane të mbikëqyrjes, sistemet e komunikimit, vendet e mbrojtjes ajrore, objektet e magazinimit të dronëve dhe minat

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top