Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj teokracisë islamiste të Iranit, pas sulmit me dron që kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore amerikane deklaroi se goditi objektiva të shumtë nëpër Iran për t’iu përgjigjur agresionit, sipas saj, të vazhdueshëm ndaj anijeve tregtare.
Në shenjë hakmarrjeje, Garda Revolucionare Islamise deklaroi se qëlloi raketa dhe dronë ndaj infrastrukturave amerikane në Kuvajt dhe Bahrein. Pas shkëmbimit të zjarrit, si pala amerikane ashtu edhe ajo iraniane akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
U.S. Navy and Air Force fighter jets conducted strikes tonight on 10 Iranian military targets at multiple locations in and near the Strait of Hormuz for Iran's drone attack on M/T Kiku. pic.twitter.com/Z0TLZRqmF6
— U.S. Central Command (@CENTCOM) June 28, 2026
Lidhur me situatën reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi se, “Irani nuk do të ekzistojë më” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të intensifikojnë përballjen ushtarake.
“Aeroplanët amerikanë sapo goditën depozitat iraniane me raketa e dronë, si dhe bazat e radarëve detarë për faktin se vendi shkeli edhe njëherë armëpushimin”, shkroi presidenti amerikan në “Truth Social”.
Duke theksuar se, ka shumë mundësi që Teherani të mos zërë kurrë mend, shefi i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se herët a vonë administrata e tij do ta rëndojë dorën.
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) June 27, 2026
“Mund të vijë një moment kur nuk do të jemi më në gjendje të përdorim arsyen dhe do të na duhet të çojmë në fund veprën që nisëm me shumë sukses. Dhe nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit do të rreshtë së ekzistuari”, paralajmëroi Trump.