Trump: Izraeli pranon kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

Presidenti Donald Trump tha të martën se Izraeli kishte “rënë dakord për kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim në Gaza, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet.

Dy zyrtarë të administratës thanë se Hamasi ende duhej të binte dakord me marrëveshjen. Në një postim në rrjetin social Truth, Trump tha se Katari dhe Egjiptianët do ta zbatonin atë.

“Përfaqësuesit e mi patën sot një takim të gjatë dhe produktiv me izraelitët për Gazën”, shkroi Trump. “Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për të finalizuar ARMËPUSHIMIN 60-ditor, kohë gjatë së cilës ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës. Katarianët dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e Paqes, do të paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë Marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – VETEM DO TË PËRKËQENOHET. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

CNN raportoi më parë se zyrtarët e Katarit i kishin paraqitur të martën si Hamasit ashtu edhe Izraelit një propozim të ri për një armëpushim 60-ditor, i cili mbështetet nga administrata Trump, sipas një burimi të njohur me çështjen.

Propozimi u finalizua pas muajsh përpjekjesh prapa skenave të udhëhequra nga i dërguari special i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top