Trump: Iranianët nuk e dinin për sulmet në Fordo, nuk larguan uraniumin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk ishte paralajmëruar për sulmet e fundit të SHBA ndaj objektit bërthamor në Fordo dhe nuk kishte arritur të largonte uraniumin nga aty. Në një intervistë për Fox News që do të transmetohet të dielën, Trump theksoi se “iranianët nuk e dinin për sulmin deri në momentin e fundit” dhe se “nuk larguan materialin bërthamor, vetëm veten e tyre”.

Sipas tij, nxjerrja e uraniumit do të kishte qenë “shumë e vështirë dhe e rrezikshme”, ndërsa shtoi se askush nuk e kishte parashikuar që SHBA do të godiste ato instalacione, të cilat konsideroheshin të paarritshme.

Pak ditë më parë, Trump kishte shkruar në Truth Social se Irani kishte dërguar punëtorë për të betonuar puseta në zonën e Fordo-s, duke tentuar të mbulonte gjurmët. Ndërkohë, New York Times, raportoi se Irani kishte larguar pajisje dhe uranium nga objekti përpara sulmeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top