Trump: Irani në kolaps, kërkon hapjen e shpejtë të Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani i ka komunikuar Shteteve të Bashkuara se ndodhet në një “gjendje kolapsi” dhe kërkon sa më shpejt hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkruan:

“Irani sapo na informoi se ndodhet në ‘gjendje kolapsi’. Ata duan që ne të ‘hapim Ngushticën e Hormuzit’ sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të qartësojnë situatën në udhëheqjen e tyre (gjë që besoj se do ta arrijnë!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

Deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit mbetet thelbësore për tregtinë globale të energjisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top