Trump ia beson ‘reformën’ në shëndetësi kirurgut me prejardhje turke

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka zgjedhur Dr. Mehmet Cengiz Oz për të drejtuar Qendrat për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).

“Amerika po përballet me një krizë në kujdesin shëndetësor dhe ndoshta nuk ka mjek më të kualifikuar dhe të aftë sesa Dr. Oz për ta bërë Amerikën të shëndetshme përsëri. Ai është një mjek i shquar, kirurg zemre, shpikës dhe komunikues i klasit botëror, i cili ka qenë në pararojë të stilit të jetesës së shëndetshme për dekada. Dr. Oz do të punojë ngushtë me Robert F. Kennedy Jr. për të sfiduar kompleksin industrial të sëmundjeve dhe të gjitha sëmundjet kronike që ka lënë pas”, tha 78-vjeçari.

“Ai gjithashtu do të shkurtojë shpërdorimet dhe mashtrimet brenda agjencisë më të shtrenjtë të qeverisë sonë, e cila përbën një të tretën e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor të vendit tonë dhe një të katërtën e buxhetit tonë kombëtar”, shtoi republikani.

Mehmet Cengiz Oz është djalë i emigrantëve turq ndërsa u diplomua në Universitetin Harvard dhe Universitetin e Pensilvanisë.

Si shtetas i dyfishtë i SHBA-së dhe Turqisë, Oz shërbeu për 60 ditë në ushtrinë turke gjatë viteve 1980.

Në vitin 2001, Oz u bë profesor i kirurgjisë në Universitetin Columbia dhe më vonë doli në pension si profesor emeritus në vitin 2018.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top