Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqen!

Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se kishte pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke përsëritur se ai do t’i japë fund luftës në Ukrainë edhe para se të marrë detyrën në janar, nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump tha se si president ai “do të sillte paqe në botë dhe do t’i jepte fund një lufte që kushtoi shumë jetë”.

Trump theksoi se Ukraina dhe Rusia do të jenë në gjendje të negociojnë një marrëveshje paqeje që “i jep fund dhunës dhe i hap rrugën e përparimit”.

Kandidati për president shtoi më tej se gjatë një bisede telefonike të premten, Zelensky e uroi atë për kandidaturën presidenciale.

Gjatë bisedës me Trump, Zelensky theksoi rëndësinë e ruajtjes së mbështetjes dypartiake të SHBA-së ndaj Ukrainës.

“Kam biseduar me Donald Trump-in. E përgëzova për nominimin e republikanëve dhe dënova atentatin e tmerrshëm në Pensilvani. I urova forcë dhe siguri absolute në të ardhmen”, shkroi Zelensky në platformën “X”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top