Në gjykimin që po i bëhet kryeministrit Benjamin Netanyahu për akuza që kanë të bëjnë me korrupsion, është përfshirë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërkon lirimin e Bibit nga të gjitha akuzat.
Pesë vjet pas fillimit të procesit ndaj Bibit, presidenti amerikan i dërgoi letër presidentit izraleit, Isaac Herzog, ku i kërkon që ta përdorë ‘pardonin’ presidencial për ta falur të parin e qeverisë izraelite.
Në letrën drejtuar presidentit të Izraelit, Trump shkruan se si Netanyahu ka kontribuar në fitimin e luftës dhe tash paqes për popullin izraelit, veçanërisht edhe në konfliktin kundër Iranit, transmeton Jerusalem Post.
Krejt në fund të letrës, presidenti amerikan i kërkon homologut izraelit që ta falë Netanyahun në mënyrë që ky proces gjyqësor ndaj tij të marrë fund.
Presidenti Herzog e falënderoi personalisht presidentin Trump për letrën, por tha se kushdo që dëshiron pardon presidencial, duhet të bëjë kërkesë formale për një gjë të tillë.
