Trump, hakmerret ndaj fëmijëve të Biden

Donald Trump urdhëroi heqjen e mbrojtjes personale për djalin dhe vajzën e paraardhësit të tij, Joe Biden.

“Hunter Biden kishte mbrojtje nga Shërbimi Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të financuar plotësisht nga taksapaguesit amerikanë. Ka deri në 18 persona në këtë ekip mbrojtës – kjo është absurde!”, tha në “Truth Social”, Donald Trump.

Tani e tutje, Hunter (55 vjeç) dhe Ashley Biden (43 vjeç) duhet të kujdesen për sigurinë e tyre.

Shërbimi Sekret është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve të rangut të lartë, dhe nuk kujdeset vetëm për sigurinë e të zgjedhurve në detyrë, por edhe të ish-të zgjedhurve apo të afërmve të tyre. Pas marrjes së presidencës, Trump hoqi mbrojtjen nga njerëz të ndryshëm – si ish-Sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-këshilltari i tij John Bolton.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vendimin e presidentit për t’i dhënë fund mbrojtjeve për Hunter dhe Ashley Biden”, tha Shërbimi Sekret. “Shërbimi Sekret do të pajtohet me këtë vendim dhe po punon në mënyrë aktive me ekipet mbrojtëse dhe Shtëpinë e Bardhë për të siguruar pajtueshmërinë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top