Trump flet nga rezidenca e tij në Florida: Krimi i vetëm që kam kryer është mbrojtja e vendit tim

I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presidenti Trump mbajti një fjalim para mbështetësve në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, mbrëmjen e së martës.

Trump mbajti një qëndrim sfidues, duke cituar mes të tjerash, dy gjyqet e dështuara në Kongres për shkarkimin e tij kur ishte president. Ai e quajti aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si të fundit në “sulmet me hetime mashtruese”.

“Ky rast i rremë u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha Trump.

“Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën kanë shprehur mbështetjen për Trump.

Për herë të parë në histori, një ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është paraqitur në gjykatë si i pandehur nën akuza penale.

Prokurorët thonë se Trump u përpoq të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 duke u përpjekur të bllokonte lajmet që mund ta dëmtonin kandidaturën e tij dhe më pas duke fshehur natyrën e vërtetë të pagesave për të blerë heshtjen.

Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor. Avokatët e Trump kërkuan që ai të përjashtohej nga pjesmarrja personalisht në seancë për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që kërkohet.

Prokurorët kërkuan që gjyqi të caktohet në janar, disa javë para votimeve paraprake të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Avokatët e zotit Trump kërkuan që gjyqi të shtyhej për në pranverë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top