Administrata Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA. Presidenti amerikan e njoftoi këtë ndryshim këtë muaj, duke u ndaluar qytetarëve të udhëtojnë nga disa vende, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
36 vendet që janë në listë: Afganistani, Myanmari, Çadi, Kongo-Brazavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libi, Somali, Sudanin dhe Jemen. Shtetasit e shtatë vendeve të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.
Republikani i justifikoi këto masa, të cilat hynë në fuqi më 9 qershor, duke përmendur nevojën për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera për sigurinë kombëtare. Sipas një dokumenti të brendshëm të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili u zbulua të shtunën nga ëashington Post, këto masa mund të shtrihen në 36 vende të tjera, të cilave do t’u jepen 60 ditë për t’u përmbajtur kërkesave të SHBA-së.
Që kur u rikthye në pushtet në janar, presidenti amerikan ka ndjekur një politikë jashtëzakonisht të ashpër dhe kufizuese kundër imigracionit. Qeveria e tij argumenton, ndër të tjera, se vendet që janë në shënjestër nuk po zbatojnë masa efektive të kontrollit të udhëtarëve.
Megjithatë, përjashtime parashikohen për mbajtësit e vizave specifike dhe personat, udhëtimi i të cilëve në SHBA konsiderohet se i shërben “interesit kombëtar”. Nëse dokumenti do të bëhej realitet, pothuajse një në pesë persona në mbarë botën do të jetonin në një vend që i nënshtrohet ndalimeve të pjesshme ose të plota të udhëtimit nga SHBA-ja. Vendet e prekura nga masat do të përfaqësonin 18% të popullsisë së botës. Gjatë mandatit të tij të parë, në vitin 2017, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të ngjashëm, i cili në atë kohë kishte të bënte kryesisht me vendet myslimane.