“Trump do ta blinte Interin”: Tacopina zbulon si do të vepronte ish-presidenti amerikan

Donald Trump është gati të blejë Interin. Gjithçka buron nga deklarata e Joe Tacopina, pronarit të Spal. Ai është gjithashtu edhe avokati i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ditën e sotme, avokati amerikan ka folur në mikrofonat e Podcast-it italian të Futbollit dhe ka rrëfyer raportin që ka me Trump.

Gjatë intervistës, Joe Tacopina ra nën presionin e një lloj provokimi, në lidhje me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara: “Nëse do ta sfidoja duke i thënë se nuk do të fitonte kurrë asgjë me Interin, ai do ta blinte klubin për të më vërtetuar se kam gabuar”.

 

Gjatë intervistës së tij, presidenti i Spal shpjegoi më pas marrëdhënien e Trump me sportin: “Ai e pëlqen futbollin, por nuk është një tifoz i madh. Pasioni i tij i vërtetë është golfi”. Më pas një episod që lidhet me një telefonatë të ish-presidentit amerikan: “Një ditë më telefonoi, ndërsa isha në stadium. Ndodhi menjëherë pasi kishim shënuar e ne kemi shënuar shumë pak këtë sezon. Padyshim që Zoti nuk do që unë të shijoj një gol për më shumë se 35 sekonda. Por nuk ka problem, është normale kur përfaqëson dikë si presidenti”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top