Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim, konfirmon Kremlini

Një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump pritet të zhvillohet në ditët në vijim, sipas një deklarate nga Kremlini.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për çështje të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, i cili konfirmoi se palët kanë arritur një marrëveshje parimore dhe tashmë kanë nisur përgatitjet për samitin, raporton Sky News.

Vendndodhja e takimit është caktuar, por do të bëhet publike në një moment të mëvonshëm. Ushakov shtoi se ideja për një takim dypalësh u propozua nga pala amerikane gjatë bisedimeve të djeshme mes Putinit dhe të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff.

Ndërsa është diskutuar edhe mundësia e një takimi trepalësh me përfshirjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Moska nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këtë opsion.

Data e saktë e takimit Putin–Trump nuk është bërë publike, por sipas Kremlinit, ai mund të mbahet që javën e ardhshme, në varësi të përgatitjeve logjistike që janë në proces.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top