Trump bën sërish thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Në një postim në rrjetet sociale, Trump ka ngritur përsëri dëshirën personale që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. Që nga fitimi i mandatit të dytë si president, ai shpesh ka shprehur dëshirën që Kanadaja t’i bashkohet 50 shteteve të tjera të Amerikës dhe të bëhet pjesë e SHBA-së.

“Ne po subvencionojmë Kanadanë me më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. Pse??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë”, shkroi ai në Truth Social.

Presidenti amerikan thotë se një lëvizje e tillë do të bënte që të gjitha tarifat të “zhdukeshin”, do t’i bënte kanadezët më të sigurt dhe do të ulte taksat në vend. Në statusin e tij Trump vazhdon duke thënë se kjo do ta bënte “kombin më të madh dhe më të fuqishëm” edhe “më të madh, më të mirë dhe më të fortë”, duke fshirë “vijën artificiale” që ndan të dyja kombet.
Nga ana tjetër, kanadezët e kanë refuzuar vazhdimisht sugjerimin për t’iu bashkuar SHBA-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top