Trump bën Sekretar të Shëndetësisë skeptikun e vaksinave Robert F. Kennedy Jr

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në administratën e tij të dytë të Shtëpisë së Bardhë. Lajmin për emërimin e dha vetë Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Kennedy kishte kandiduar si i pavarur në fushatën presidenciale të vitit 2024 përpara se të tërhiqej dhe të mbështeste Trump. Gjatë fushatës së tij, Kennedy bazoi shumë nga propozimet e tij në pikëpamjet e tij skeptike ndaj vaksinave.

“Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë e barnave që janë përfshirë në mashtrime dhe dezinformata kur bëhet fjalë për Shëndetin Publik.

Siguria dhe shëndeti i të gjithë amerikanëve është roli më i rëndësishëm i çdo administrate dhe HHS do të luajë një rol të madh për të ndihmuar që të gjithë të mbrohen nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, produktet farmaceutike dhe aditivët ushqimorë që kanë kontribuar në kriza dërrmuese shëndetësore në këtë vend.

Z.Kennedy do t’i rivendosë këto agjenci në traditat e Kërkimit Shkencor të Standardit të Artë dhe fenerët e Transparencës, për t’i dhënë fund epidemisë së Sëmundjeve Kronike dhe për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të shëndetshme!” – shkroi Trump.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top