Milan e fitoi derbin, 1-0. Vendimtar ishte goli i Pulisic. Akoma më vendimtar se goli ishte penalltia e pritur nga Mike Maignan, që disa javë më parë i kishte lejuar kuqezinjve të fitonin sërish 1-0 kundër Romës, kur ndali një penallti të Dybala. Portieri francez, të cilit i skadon kontrata në qershor, arriti të neutralizojë goditjen e një tjetër specialisti të madh dhe ia doli duke përdorur një truk, madje dy, që funksionuan në mënyrë perfekte. Pozicionim anormal dhe një finte.
Penalltia e ndalur nga Maignan ndaj Calhanoglu
Në Serie A Hakan Calhanoglu deri në derbi kishte një statistikë praktikisht perfekte: vetëm një penallti e humbur (në Inter–Napoli të vitit të kaluar) dhe njëzet e dy të realizuara. Përqindje shumë e lartë. Dhe megjithatë mesatarja u prish dhe gabimi kundër Milan kushton shumë. Inter, i mundur në derbi, humbet kryesimin (që e ndante me Romën) dhe pëson humbjen e katërt në Serie A. Maignan fitoi duelin me Calhanoglu, i cili u hutua nga portieri francez, i cili në momentin e së vërtetës nuk u pozicionua saktësisht në qendër të portës. U vendos paksa drejt të majtës së tij, duke e bërë kështu që t’i ‘thërriste’ goditjen në të djathtën e tij. Turku e dëgjoi dhe pritja ishte pasojë. Pritje e ardhur edhe falë një finta të vogël.
Maignan's mind games on Hakan worked.
Stayed slightly off centre to invite him to shoot left. pic.twitter.com/9xO7JiFUui
— Uncle Sharma ️ (@RSharmzz) November 23, 2025
“E nxiti ta godiste nga ajo anë”
Për atë penallti u fol edhe në ‘Club’ të Sky, ku u analizua goditja. Këtë e bëri më së pari Luca Marchegiani, që ka qenë portier, i aftë ndër të tjera të neutralizojë penallti, i cili foli për lojën psikologjike të fituar nga francezi: “U zhvendos pak, por në mënyrë vizuale hapësira nga njëra anë duket shumë më e gjerë. Maignan e nxit Calhanoglu të godasë nga ajo anë, pastaj bën një gjysmë-finte, rikuperon pozicionin dhe në fund niset pothuajse nga qendra.”
Edhe Paolo Di Canio, që ka gjuajtur shumë penallti, po në ‘Club’ jep mendimin e tij dhe nënvizon rënien në grackë të Calhanoglu: “Ra brenda. Ai zakonisht godet fort, ka cilësi të madhe dhe sikur nuk i intereson fare, godet fort afër shtyllës”.
Ish-lojtari i Lazios, Napolit dhe Milanit më pas nënvizon reagimin e Maignan: “Nuk e di nëse ka kohë reagimi, nëse ishte e llogaritur, por ishte si panterë, u ngrit në këmbë për një çast.”
Për penalltinë e pritur nga Maignan foli në DAZN edhe Buffon
Buffon, i cili përveçse ka qenë portier i jashtëzakonshëm ka qenë edhe një pritës fenomenal penalltish, konfirmoi se truku i francezit ishte vendimtar: “Kur vendosesh kështu, destabilizon atë që godet. Calhanoglu nuk e godet të kënduar penalltinë, nga pikëpamja optike i mbetet një pamje ndryshe nga ajo që sheh normalisht.”