Tronditet Tirana, vajza e vogël e Alvarez ndahet nga jeta:dyshimet e para të policisë

Tonditet Tirana para sfidës me Flamurtarit, për javën e 21 të Abissnet Superiore. Bardheblutë janë zgjuar të shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit Freddy Alvarez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu në faqet zyrtare.

Nuk ka shumë informacion se çfarë ka ndodhur në familjen e lojtarit Freddy Alvarez dhe cili është shkaku i vdekjes tragjike të vajzës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë ku familja jeton.

Rinkonstruksioni i ngjarjes nga Policia
Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje kritike, ku më pas i është dhënë menjëherë edhe ndihma mjekësore e specializuar. Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detajet e tjera për këtë humbje tragjike.

Njoftimi i klubit Tirana
“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe”, ka shkruar klubi.

Kush është Freddy Alvarez
Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është bërë zyrtarisht pjesë e KF Tiranës në merkaton e Janarit 2026! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai ju bashkua menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu, duke luajtur në 3 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top