Tronditet Manchester City, sezon i mbaruar për Rodri: këputje e ligamentit të gjurit të djathtë

Lajm shumë i keq për Manchester City dhe për ambiciet e teknikut Pep Guardiola. Rodri në fakt e mbylli sezonin pas dëmtimit të pësuar në startin e ndeshjes ndaj Arsenal. Siç mësohet nga Marca, testet që spanjolli iu nënshtrua në Mançester nxorën në pah këputjen e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, ndonëse diagnoza përfundimtare do të bëhet vetëm pas disa orësh, kur lojtari t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme në Spanjë. Rodri po udhëton drejt Madridit për t’iu nënshtruar një testi të ri për të konfirmuar dëmtimin e rëndë. Mesfushori fatkeq, kandidat për të fituar Topin e Artë, synon të vizitojë edhe disa specialistë për të marrë një vendim lidhur me operacionin.

“Fati është i verbër, por fati i keq sheh shumë mirë”, thotë një thënie e vjetër që përshtatet shumë me atë që i ndodhi spanjollit Rodri. Mesfushori, i cili e kishte filluar sezonin vonë pas triumfit në Euro 2024, është ndoshta, së bashku me Haaland, i vetmi lojtar i pazëvendësueshëm në formacionin e City, metronomi i mesfushës që e mban skuadrën në lëvizje, një lider i heshtur brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes.

Përtej pikëllimit njerëzor për dëmtimin e rëndë, për Pep është një telash vërtet serioz nga pikëpamja teknike. Në fakt, nuk është rastësi që me spanjollin në fushë City nuk humbi për 74 ndeshje radhazi, rekord që u ndërpre vetëm më 25 majin e kaluar, me humbjen në FA Cup ndaj ‘kushërinjve’ të United.

ALTERNATIVAT
Tashmë Guardiola duhet të studiojë zgjidhje për të kompensuar mungesën e kandidatit për Topin e Artë të vitit 2024. Kovacic, ndonëse me karakteristika krejtësisht të ndryshme, është alternativa e tij natyrale. Gundogan gjithashtu mund të luajë në atë rol, por në këtë pikë nuk mund të përjashtohet një rikthim në merkato në janar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top