Trondit “Suge”: Diddy e çonte Justin në pushime romantike

Marion “Suge” Knight ka bërë së fundmi deklarata të forta në lidhje me Justin Bieber dhe ndikimin që Sean “Diddy” Combs kishte mbi të.

Në një intervistë të publikuar nga Michael Franzese në YouTube, Knight akuzoi Diddy-n dhe disa bashkëpunëtorë të tij që e detyruan zjustin atë të merrte pjesë në “udhetime romantike” me burra të tjerë “të rritur dhe të suksesshëm.”

“Ai kishte burra të rritur që e merrnin Justin Bieber, e çonin me ta në pushime romantike,” tha Knight. Sipas tij, këto “pushime” nuk ishin thjesht udhëtime, por përfshinin aktivitete të dyshimta që dëmtonin jo vetëm reputacionin e Bieber, por edhe moralin e industrisë.

Suge Knight nuk kursen kritika as për disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore, si Snoop Dogg dhe Usher, të cilët ai thotë se ishin të vetëdijshëm për këtë situatë, por zgjodhën të heshtnin.

Në një tjetër moment të intervistës, Marion shprehu shqetësimin për natyrën e marrëdhënieve që dyshohet të kenë ndodhur mes Diddy dhe bashkëpunëtorëve të tij me Bieber, duke sugjeruar se ato mund të ketë patur marrëdhënie seksuale.

“Më vjen keq ta them këtë, sepse e respektoj shumë Justin Bieber, por nuk do të kishte ndodhur asnjëherë nëse ai do të kishte ardhur nga një familje e pasur,” shtou Knight.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top