Trofe e polemika në Dubani: CR7 mbante një nga Rolex më të shtrenjtë ndonjëherë

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i vitit në Lindjen e Mesme. Ylli portugez, aktualisht pjesë e Al Nassr, ka marrë një çmim në Globe Soccer Awards, që u mbajtën në Dubai, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë ngjitjes së tij në skenë ishte ora që kishte në dorë: Rolex GMT-Master II Iced Out. Kjo është një nga orat Rolex më të shtrenjta ndonjëherë, e bërë nga ari i bardhë dhe e mbuluar tërësisht me diamante të bardhë prej 30 karatësh. Ora shkëlqyese GMT-Master II e CR7 është prodhuar plotësisht brenda kompanisë Rolex, dhe xhevahiret janë vendosur një nga një me dorë. Çmimi? 400 mijë euro.

“Vinicius duhet të kishte fituar Topin e Artë”
Në Dubai, Cristiano Ronaldo u shpërblye si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ndërkohë, Vinicius Jr. u vlerësua si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar. Në këtë kontekst, Ronaldo shprehu mendimin e tij duke theksuar se braziliani i lindur më 2000 meritonte të fitonte Topin e Artë.

Cristiano Ronaldo: “Vinicius e meritonte Topin e Artë”
“Vinicius e meritonte Topin e Artë,” tha CR7. “Edhe Rodri e meritonte, por mendoj se çmimi duhej t’i shkonte Vinicius për golin e shënuar në finalen e Champions-it. Nuk ishte një vendim i drejtë. Prandaj më pëlqejnë Globe Soccer Awards, sepse çmimet ndahen në mënyrë më të ekuilibruar”.

“Tërheqja? Ndoshta pas dy ose tre vitesh”
Sa i përket të ardhmes: “Tërheqja? Për momentin dua të vazhdoj të shijoj futbollin, pastaj do të mendoj, ndoshta pas dy ose tre vitesh. Po mbush 40 vjeç, por ende kam motivim. Do të ndalem kur të mos kem më motivim. Trajner? Nuk do të bëhem kurrë. Pronari i një klubi? Ndoshta, por kjo do të varet nga shumë faktorë.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top