Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, të gjitha detajet (FOTO)

Qarku i Shkodrës është tronditur sot nga një shpërthim me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Paçram, pranë banesës së Ndrecës.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që kreu i PD për Vaun e Dejës ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Policia:

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top