Holanda mposhti 3-1 Tunizinë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë dhe të fundit të Grupit F të Botërorit, duke e mbyllur grupin në vendin e parë me 7 pikë. Në fazën e 1/16-ve, “Tulipanët” do të përballen me Marokun.
Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman e nisi vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e tretë falë autogolit të Skhirit dhe duke dyfishuar shifrat katër minuta më vonë me Brobbey. Në pjesën e dytë Mastouri shkurtoi diferencën në minutën e 54-t, por në të 62-ën Van Hecke vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Ndërkohë, sfida mes Japonisë dhe Suedisë, e zhvilluar në Arlington, përfundoi 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë: Maeda kaloi në avantazh Japoninë në minutën e 56-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Elanga barazoi, rezultat që i siguroi Suedisë kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira të grupit. Japonia e mbylli Grupin F në vendin e dytë dhe në fazën e 1/16-ve do të përballet me Brazilin.