Cristiano Ronaldo është pezulluar për ndeshjen e kampionatit që Al-Nassr do të luajë në shtëpi kundër Al-Hazm. Gjesti i tij i festimit gjatë një ndeshjeje në Saudi Pro League u konsiderua fyese. Pamjet në mediat sociale treguan Ronaldon me njërën dorë në vesh dhe tjetrën duke bërë një gjest të përsëritur vulgar në zonën pubike. Portugezi me sa duket synonte mbështetësit rivalë të Al Shabab, që thërrisnin në kor rivalin e vjetër të CR7 “Messi”.
Ish-ylli i Real Madrid, Juventus dhe Manchester United do të duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 20,000 rijalësh sauditë (rreth 5,000 euro) për Al-Shabab, për të mbuluar shpenzimet e bëra nga klubi që ka paraqitur denoncimin, dhe gjysma e kësaj shume për federatën. Komisioni tha se vendimi nuk ishte i apelueshëm.
Nuk është hera e parë që sulmuesi portugez është në qendër të polemikave që kur u bashkua me Al-Nassr. Prillin e kaluar, duke u larguar nga fusha pas ndeshjes kundër Al-Hilal, Cristiano Ronaldo u shfaq duke i kapur organet gjenitale. Një gjest që CR7 e bëri teksa tifozët brohoritnin emrin e argjentinasit Messi. Vetëm se këtë herë e pagoi me gjobë… qesharake, po të mendosh shumën me të cilën paguhet Ronaldo.