Tre vatra të tjera zjarri në Lezhë

Pas zjarrit të regjistruar në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun e Lezhës, konkretisht në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë.

Sipas informacioneve paraprake, vatrat e zjarrit në Zadrimë dhe Balldren kanë përfshirë sipërfaqe bujqësore dhe janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, duke u shuar pa shkaktuar përhapje të mëtejshme.

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në Pllanë, ku flakët kanë përfshirë një zonë pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e zjarrit, pasi në afërsi ndodhen edhe banesa.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarreve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top