Tre të vdekur dhe 25 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur 25 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile, thanë zyrtarët ukrainas të martën në mëngjes.

“Ka të vdekur dhe të plagosur”, tha Serhiy Lisak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovsk ku ndodhet Krivi Rih.
“Ndodhi një sulm masiv raketor në Krivi Rih”, shkroi ai në Telegram.

Gjatë orëve të para të së martës, sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjithë Ukrainën, ndërsa zyrtarët ushtarakë të Kievit që thanë se forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjitha raketat ruse që synonin kryeqytetin ukrainas. Komanda e lartë ushtarake e Ukrainës tha se forcat ajrore shkatërruan 10 nga 14 raketat që Rusia lëshoi në Ukrainë dhe një nga katër dronët e prodhuar nga Irani.
“Me gjasë ka njerëz nën rrënoja”, tha Vilkul në Telegram por nuk dha detaje tjera.

Sipas Radios Evropa e Lirë, nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia në lidhje me sulmet e raportuara. Rusia nuk ka komentuar ende këto sulme. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, kanë hedhur poshtë akuzat për sulmin e qëllimshëm të civilëve.

Kryetari i qytetit të Harkivit në lindje të Ukrainës tha se dronët rusë goditën infrastrukturën civile atje. Ata goditën një magazinë dhe një ndërtesë të një firme shërbimi. Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima në këtë qytet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top