Tre persona u plagosën në Beograd ditën e sotme kur një makinë u përplas me një turmë protestuesish që po shkonte drejt Parlamentit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia arrestoi shoferin 50-vjeçar, i cili dyshohet se i bëri rezistencë arrestimit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Personat që u goditën në zonën e Belë Vodës ishin dy gra dhe një i ri, të cilët janë kontrolluar në urgjencë. Pas diagnostikimit të plotë janë konstatuar lëndime të lehta trupore”, njofton zyra e shtypit e ministrisë, duke theksuar se po vijon bashkëpunimi me prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.