“Tre pika”/ Basha: Pazari pse Rama kërkon kthimin e Berishës në PD

Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka deklaruar se pazari mes Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Rama, po zbardhet çdo ditë dhe më shumë.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka rreshtuar se pazari mes tyre përfshin qëndrimet kundër SPAK, Amnistinë Penale me qëllim lirimin e të dënuarve për korrupsion dhe ruajtjen e marrëveshjes së arritur më 2008.

Basha shtoi se Rama kërkon kthimin në krye të PD të Sali Berishës, pasi kjo është e vetmja mënyrë për mbijetesën e klasës së vjetër politike.

Reagimi i Bashës:

Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:

Aleancën e tyre kundër SPAK.
Lirimin e të dënuarve për korrupsion
Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.

Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve.

Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.

Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.

PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top