Tre orë bllokim i nyjeve kryesore në vend/ Si do organizohet PD-ja

Në orën 17:00 të ditës së sotme do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, thirrje e cila ka siguruar leje nga policia për tre orë, deri në orën 20:00.

Gazetari Osman Stafa raporton se pikë e nxehtë pritet të jetë rrethrrotullimi i Milotit, ku pritet të mblidhen demokratët e veriut, me përjashtim të Dibrës, e cila do t’i bashkohet protestuesve në kryeqytet.

Ndërkohë në rrethrrotullimin e Bradasheshit pritet që pjesë të jenë edhe demokratët nga Korça.

Ndarja e demokratëve:
Në sheshin Shqiponja,do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve.

Në rrethotullimin e Shkozetit do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë.

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë dhe Berat.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top