Tre mijë muxhahedinë zbojnë forcat speciale shqiptare në Manëz

Pas një operacioni blic në kampin e muxhahedinëve në Manëz, forcat speciale shqiptare kanë dalë jashtë nga protesta e thuajse 3 mijë iranianëve. Aksioni nisi me gaz lotsjellës, pas pretendimit të autoriteteve shqiptare se iranianët nuk lejuan hapjen e derës dhe sipas muxhahedinëve dy prej tyre kanë mbetur të vdekur.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga policia shqiptare, që gjithsesi ka dalë jashtë nga kampi kur kanë parë që mijëra vetë kanë dalë në protesë. Forcat speciale kishin një urdhër nga gjykata për kontrolle në kamp, pas dyshimeve se aty është ndërtuar një bazë nga ku janë bërë sulme kibernetike drejt Iranit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top