Tre lojtarë të Arsenal janë të lirë për të negociuar me klubet tjera në janar

 

Afati kalimtar i transferimeve të janarit sjell pasiguri për Arsenalin, me tre lojtarë tani të lirë për të diskutuar lëvizjet e tyre diku tjetër.

Thomas Partey, një figurë e gjithanshme për Arsenalin që nga kalimi i tij në vitin 2019 nga Atletico Madrid, ka tërhequr interesin nga klubet në Arabinë Saudite dhe Evropë, megjithëse Arteta nuk ka pranuar të komentojë për të ardhmen e tij.

Jorginho, i cili iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në janar 2023, ka qenë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës, duke bërë 14 paraqitje këtë sezon.

Në moshën 33-vjeçare, italiani nuk ka gjasa të tërheqë oferta nga klubet kryesore, por ai ka shprehur dëshirën për të zgjatur qëndrimin e tij në Emirates.

Kieran Tierney pritet të largohet, pasi Arsenali zgjodhi të mos e vazhdojë kontratën e skocezin.

Dikur shihej si kapiten i mundshëm, Tierney ka luajtur vetëm një herë këtë sezon dhe nuk figuron në planet e Artetës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top