Tre gola të anuluar dhe tre shtylla/ Dramë në derbi, Interi barazon në shtesë kundër Milanit

Spektakët dhe dramacitet ka dhuruar derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit, i luajtur këtë të dielë në “San Siro” për javën e 23 të Serie A.

Ekipet nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, me zikaltërit të cilët ishin dominues pothuajse gjatë gjithë takimit, por ngecën tek shtyllat dhe golat e anuluar për poziciona jashtë loje.

Më konkretisht, në fraksionin e parë të lojës, Interit iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje, teksa para se ekipet t’iou drejtoheshin dhomave të zhveshjeve e pa veten dhe në disavantaz. Pas një kundërsulmi, Milani arriti të gjente golin në minutën e ’45 me anë të Tijjani Reijnders.

Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me Interin kërkues që pa t’i anulohej një tjetër gol, ndërsa me radhë goditi shtyllën me Bisek, Turam e Dumfris.

Por në fund, edhe zikaltrit ia dolën të festonin, kur në minuta shtesë ishte De Vrij, ai i cili shënoi golin e barazimit, duke bërë që ky derbi të paktën të mos mbyllej me humbje. Simone Inzaghi në këtë përballje nuk i dha asnjë minutë Kristjan Asllanit.

Ky ishte derbi i tretë i luajtur për këtë sezon mes Milanit dhe Interit, me dy të parët të fituar nga kuqezinjtë, teksa mund të mos jetë i fundit, pasi mund të përballen edhe në Kupën e Italisë dhe në Champions League, nëse arrijnë t’i kalojnë fazat deri në gjysmë finale.

Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa Interi me 51 pikë qëndron në pozitën e dytë të Serie A, dy pikë pas Napolit kryesues.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top