Mungon pak deri në debutimin kundër Italisë edhe pse shumë gjëra mund të ndryshojnë akoma deri në atë moment, duke përfshirë dëmtimet apo shqetësimet muskulare, që mund të ndikojnë në gatishmërinë e lojtarëve. E megjithatë, shumë gjëra tekniku brazilian Sylvinho i ka të qarta, sidomos ato që lidhen me formacionin.
TRE DILEMAT…
Braziliani për pjesën më të madhe të pozicioneve e ka përcaktuar interpretuesin më të mirë, por ka të paktën tre dilema që ndoshta do t’i zgjidhë vetëm në fund. Porta e para, mes dy portierëve ekspertë, por pa minuta gjë që e bën të mendohet mirë teknikun se cili mes Berishës e Strakoshës mund të japë më shumë garanci. Portieri i Empolit është preferuar më shumë gjatë kualifikueseve, por ai shpëtim me thembër që bëri portieri i Brentford kundër Azerbajxhanit mund të ketë ndryshuar shumë gjëra. Fakti që Sylvinjo i besoi në miqësoren e fundit është po dëshmues i faktit se braziliani nuk ka vendosur ende.
Pastaj në mbrojtje Ajeti po shqetëson më shumë se mendohej Ismajlin. Në dy miqësoret e fundit qendërmbrojtësi i Cluj ka luajtur titullar duke ndryshuar dy lojtarët e tjerë të rolit, por me Gjimshitin që është i padiskutueshëm gara është mes tij e Ismajlit. Nga ana e Ajetit në fakt është eksperienca, duke qenë një nga katër lojtarët që kanë luajtur më parë një Europian.
E fundit është ajo në krahun e majtë, ku pas lënies në shtëpi të Uzunit është një cështje mes Seferit e Hoxhës. Ky i fundit është lojtari tipik i krahut dhe ka treguar impakt të mirë me grupin në rastet kur është thirrur në çështje. Seferi ka kruijuar besueshmëri te Sylvinho, por tani ndoshta braziliani ka nevojë për depërtimet e shpejta të Hoxhës, gjë që Seferi nuk i garanton dot.