Tre akuza të ngritura ndaj tij, gjykata merr vendimin për reperin Gjesti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë diten e sotme vendimin për masën e sigurisë ndaj reperit Gjesti. Pas dëgjimit të palëve, gjykata ka vendosur t’i caktojë atij masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, 30 dite.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Përgjithshëm, ky vendim erdhi pas kërkesës së bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ndaj artistit te njohur rëndojnë dyshimet e bazuara për veprat penale të kanosjes, dëmtimit të pasurisë, si dhe mbajtjes në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas analizimit të detajuar të shkresave të lëndës, e vlerësoi kërkesën e prokurorisë si të drejtë dhe të bazuar. Gjykata konstatoi se caktimi i paraburgimit është aktualisht masa më adekuate për të garantuar rrjedhën e papenguar të procedurës.

Në arsyetimin e vendimit, theksohet se ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, mundësinë e ndikimit tek dëshmitarët, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës. Për këto arsye, kjo masë u pa si e vetmja zgjidhje në këtë fazë të hetimit.

Megjithatë, mbrojtja e tij ka ende rrugë ligjore në dispozicion. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top