Transporti publik në krizë financiare, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës me 20-30%

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmërojnë se nga 1 shtatori do të reduktojnë me 20-30% flotën e mjeteve në qarkullim, për shkak të kostove të larta të karburantit.

Në një letër drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive përgjegjëse, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban thonë se gjendja financiare e operatorëve është rënduar ndjeshëm, kryesisht për shkak të kostove të karburantit dhe mosrealizimit të kompensimeve të kërkuara. Sipas tyre, mungesa e mbështetjes financiare e bën të pamundur vijimin e operimit me kapacitet të plotë.

Reduktimi i flotës pritet të sjellë ulje të frekuencës së autobusëve, rritje të intervaleve mes linjave dhe më shumë vështirësi për qytetarët, ndërsa operatorët paralajmërojnë se masa nuk është një zgjedhje vullnetare, por pasojë e situatës financiare. Operatorët i kërkojnë institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve dhe vijimin e mbështetjes për kostot e karburantit. Ata theksojnë se do të përpiqen të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit, por operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm në kushtet aktuale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top