Transformimi i grimeres kroate në Ronaldon, ja si reagoi ai

Grimerja e njohur kroate, Marina Mamić, ka mahnitur ndjekësit me transformimin e saj të fundit këtë herë duke u shndërruar në Cristiano Ronaldon vetëm përmes make up-it.

Videoja e saj u komentua shumë në rrjetet sociale, ku Marina tregoi procesin e detajuar të punës që e bëri transformimin të dukej sa më real.

“Ju lutem, etiketoni llogarinë e @cristiano. Mos më pyesni sa kohë më desh të laja flokët pas kësaj transformimi. Doja t’ju tregoja sa shumë detaje duhen që një transformim të duket bindës. Faleminderit të gjithëve që më mbështesni, më ka shumë rëndësi”, shkroi ajo.

Por surpriza më e madhe ndodhi kur vetë Cristiano Ronaldo pa Instagram Story-n e saj. E entuziazmuar, Marina reagoi menjëherë: “Nuk ndodh kjo çdo ditë! Faleminderit të gjithëve që e tag-uan @cristiano në transformimin tim. As në ëndrrat më të çmendura nuk kam menduar se do të arrinte deri te profili i tij… por falë mbështetjes suaj, kjo ndodhi!”.

Marina Mamić prej vitesh njihet për transformimet e saj mbresëlënëse në fytyrat e të famshmëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top