Trajneri Sylvinho: “Kemi bërë diçka fantastike, por nuk ka mbaruar asgjë akoma”

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho pas sfidës miqësore të fituar 2-0 me Bullgarinë tha se skuadra e tij jep maksimumin pavarësisht ndeshjes nëse është zyrtare apo miqësore.Menjëherë pas ndeshjes, për mikrofonin e “TV KLAN”, tekniku kuqezi u shpreh:

“Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët. Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre”, tha Sylvinho.

Për sa i takon lojtarëve Sylvinho komentoi: “Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion. Ne kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit”, tha trajneri brazilian.

Dhe në fund një thirrje për ulje të euforisë dhe përqendrim në sfidat e ardhshme. “Një ëndërr shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur, për njerëzit, për tifozët, na mbështesin. Kjo na ka ndihmuar shumë. Ne jemi shumë të lumtur, edhe për ata tifozë. Sigurisht që akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh Sylvinho.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top