Trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka vënë theksin tek të fituarit e titujve me Liverpoolin.
Ai këto fjalë i tha në zyrtarizimin e tij si trajner i Të Kuqve që javën e shkuar shkarkuan trajnerin, Arne Slot.
“Liverpooli më jep shansin që të trajnoj top lojtarë, e top lojtarët të japin shansin të luftosh për tituj. Të fitosh tituj”, ka thënë Iraola.
Iraola arriti sukses të jashtëzakonshëm ne Bournemouthin duke i dërguar në garat evropiane në sezonin e shkuar, por tani vjen te një klub ku kërkohen tituj.