Trajneri i Milan, Tare ka në mendje një emër tjetër befasues përveç Vincenzo Italiano

Me emërimin përfundimtar të drejtorit të ri sportiv Igli Tare, tani te Milani ka ardhur momenti për të nisur kërkimin për pasuesin në pankinë të Sergio Conceição. Gjatë javëve të fundit shumë emra janë lidhur me kuqezinjtë, disa më të besueshëm, disa më pak. Takimi i mbrëmjes së djeshme mes drejtorit shqiptar dhe drejtuesve të klubit duhet të ketë sqaruar idetë për rrugën që do të ndiqet, edhe pse nga Via Aldo Rossi nuk ka rrjedhje informacioni.

Shumëkush është i bindur se në mendjen e Tares ka një emër mbi të gjithë: Vincenzo Italiano. Por gjatë orëve të fundit duket se trajneri aktual i Bolognës mund të rinovojë me klubin emilian. Nëse dështon sulmi për ish-trajnerin e Fiorentinës, do të duhet menjëherë të gjendet një alternativë për të rindërtuar skuadrën pas një sezoni të dështuar. Allegri, Conte, Thiago Motta, Gasperini, Fabregas, Sarri e të tjerë – lista është e gjatë. Dhe në këtë listë mund të shtohet befas edhe një emër që te Milanello e njohin shumë mirë. Pikërisht këtë ide ka hedhur Marco Parolo, që e njeh mirë Taren dhe di cilat janë idetë e tij për futbollin.

Parolo përmend një emër “të çmendur” për pankinën e Milan
Gjatë emisionit të zakonshëm Step On Football në Dazn, ish-mesfushori i Lazios u ndal tek çështja e trajnerit të ardhshëm të Milan: “Igli është i çmendur pas Vincenzo Italiano, do të donte ta sillte te Milani,” – u shpreh ai me siguri.

Më pas shtoi një emër të papritur: “Nëse nuk do të mund ta merrte Italianon? E di shumë mirë sa e vlerëson Igli Piolin, nëse do të mundej, do ta kthente menjëherë pas. Një problem që kishte Pioli te Milani ishte mungesa e një pike referimi, mungesa e dikujt për t’u konsultuar në momentet e vështira. Igli do të ishte ai person”. Megjithatë, në fund Parolo zbut menjëherë këtë hipotezë befasuese: “Sipas meje, Pioli nuk kthehet kurrë më te Milani”.

Pas një ndarjeje jo të qetë, a mund të ndodhë kthimi i trajnerit të fundit që fitoi titullin me Milanin? Vështirë të besohet, por duke parë që flitet edhe për një rikthim të mundshëm të Sarrit te Lazio, tashmë nuk mund të përjashtohet asgjë…

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top