Një rast tragjik ka ndodhur pas ndeshjes së Premier League të Ganës në Samartex, pasi si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vdekur futbollisti i ri i kombëtares dhe sulmuesi i Berekum Chelsea, Dominic Frimpong.
Shoqata e Futbollit të Ganës njoftoi se grabitësit qëlluan drejt autobusit ndërsa ai po përpiqej të kthehej mbrapsht. 20-vjeçari, Frimpong-un u plagos në kokë e më pas humbi jetën në spital.
“Shoqata e Futbollit të Ganës (GFA) ka marrë me tronditje dhe pikëllim të thellë lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Dominic Frimpong të Klubit të Futbollit Berekum Chelsea”, tha ajo.
“Incidenti ka tronditur të gjithë vëllazërinë e futbollit. Federata e Futbollit e Anglisë (GFA) i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes së të ndjerit, shokëve të ekipit, stafit teknik, menaxhmentit dhe të gjithëve në Berekum Chelsea gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet tutje në reagim.