Tragjedia në Pragë, autori përgjegjës edhe për dy vrasje pranë kryeqytetit çek

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke Vit Rakusan dhe policia kanë folur në një konferencë shtypi, ku thanë se autoritetet kanë arritur të bëjnë lidhjen mes autorit të vrasjeve të sotme me dy vrasje të tjera gjatë javës së fundit.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për dy persona të vrarë javën e kaluar në pyllin Klanovicky pranë Pragës, ndërsa zbuluan se besojnë se autori i zgjodhi viktimat e tij rastësisht.

Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se 14 persona u qëlluan për vdekje në Pragë sot dhe 25 u plagosën, ku 10 prej tyre janë të plagosur rëndë.

Rakusan zbuloi po ashtu se një numër i madh armësh janë gjetur në ndërtesën e universitetit, ndërsa shtoi se bilanci i sotëm mund të kishte qenë disa herë më i rëndë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top