Tragjedia në Koçan/ Maqedonia e Veriut në zi për 59 viktimat

Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me qindra pjesëmarrës në një klub nate. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale, kryesisht në klinikat e Shkupit. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncert. Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top